Aktori i njohur shqiptar Florjan Binaj ka komentuar shembjen e teatrit kombëtar duke e shprehur mllefin e tij për këtë çështje madje duke e cilësuar këtë ditë si më të trishtuarën në jetën e tij, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai tha se sot u vra një gur i çmuar i kujtesës së qytetit duke e quajtur akt të turpshëm e keqardhje për artin.
Postimi i tij i plotë më poshtë.
Sot, 17 Maj 2020 është një nga ditët më të trishtuara të jetës time…Sot, si hajdutët natën, shkuan dhe shëmbën fasadën e teatrit…tashmë çdo vendimarrje e qeverisë merr kuptim…zgjatja e gjendjes se fatkeqsisë natyrore me muaj më shumë, mungesa e gjykatave, nuk lejohet të dalësh pas orës 17:30, nuk lejohen grumbullimet mbi 3 veta, qytetarēt mund të lëvizin nga ora 05:30 e mëngjesit ndërkohë që teatrin e shëmbën në orën 4 dhe shumë e shumë gjëra të tjera…Sot u vra një gur i çmuar i kujtesës së qytetit sepse ata që janë për të na shërbyer neve, po fshijnë kujtesën historike që të mbahet mënd vetëm historia e tyre!E turpshme se si një grusht njerëzish, janë të gatshëm të hedhin në tokë gjithçka që u përket të gjithëve, vetëm për t’u bërë servilë të shijes së 1 njeriu.Keqardhje për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për artin../InLajmi/




















