Një aksion simbolik është duke u mbajtur para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në shenjë solidarizimi me artistët në Shqipëri, të cilët po protestojnë kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar Shqiptar.
Përafërsisht 50 persona kanë qëndruar para teatrit me maska dhe me pankarta në të cilat kishte mbi shkrime si: “Muret i shembni, por jo teatrin”, “Me teatrin” dhe të tjera.
Mes tjerash, Qena tha se të rrënosh një godinë teatri është si ti fshehësh të gjitha kujtimet.
“Dhe të shembësh godinën ku kanë kaluar vitet më të mira aty ku kanë kaluar jetën. Unë si 18 vjecare dhe kam dalur si 80 vjeçare dhe ti fshish krejt kujtimet ajo është më shumë se e dhimbshme. Duhet ndërtuar sa më shumë teatro. Tirana është shumë e madhe dhe mund të ndërtojnë edhe më shumë teatro. I kanë potencialin”.
“Unë kam luajtur ne teatrin e Akademisë, mirpo kam parë shumë shfaqje dhe është një dhembje e madhe që nuk ndërtohet mbi themelet e vuajtjes. Nipat e mbesat duan të shohin ku ka punuar gjyshi gjyshja. Teatri ka ekzistuar në kushte shumë të vështira. Ti po rrënon dicka që ekziston dhe po ndërton dicka që tek duhet mja fillu. Ka vende tjera ku mund të ndërtohen teatrot” shtoi ajo.
Në shenjë solidarizimi, kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë”, Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, kanë anuluar shfaqjen “Skënderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kuadër të kalendarit online.