• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Trump: Do të mundohemi që vaksina kundër koronavirusit të bëhet gati brenda vitit

V E nga V E
16 May 2020
në Bota
0 0
0
Trump: Do të mundohemi që vaksina kundër koronavirusit të bëhet gati brenda vitit
7
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump foli të premten me konfidencë për mediat nga Shtëpia e Bardhë për arritjen e një vaksine brenda disa muajsh.

Presidenti tha të premten se qeveria amerikane po bashkëpunon me vende të tjera për të zhvilluar me ritme të përshpejtuara një vaksinë kundër koronavirusit, ndërkohë që punohet paralelisht për të përgatitur infrastrukturën për prodhimin dhe shpërndarjen sapo vaksina të jetë gati.

Në konferencën e përditshme për shtyp në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, të premten presidenti doli para gazetarëve, përsëri pa maskë, ndërkohë që zyrtarët e tjerë të administratës kishin vënë maska. Presidenti u shpreh optimist se vaksina do të jetë gati në janar 2021, ndoshta edhe brenda vitit 2020 dhe tha se administrata e tij po mobilizonte forcat për ta shpërndarë menjëherë pas procesit të zhvillimit.

“Besoj se keni dëgjuar të flitet për janarin si afat. Një numër kompanish private po punojnë në këtë drejtim. Edhe qeveria është e angazhuar në këtë proces. Po punojnë pa pushim, 24 orë në ditë. Shpresojmë se do të arrijmë diçka brenda këtij viti, ose pak kohë më pas,” tha presidenti.

I pyetur nga mediat nëse vaksina do të bëhet e disponueshme për të gjithë, Presidenti Trump konfirmoi se vaksina do të merret nga kushdo që do të dëshirojë ta marrë. Presidenti tha se qeveria do të investonte në të gjithë kandidatët më premtues për vaksinë duke shtuar se lista e vaksinave kandidate është ngushtuar në 14 alternativa. Pritet që të shpejti lista të shkurtohet edhe më shumë.

Një nga gazetarët i drejtoi presidentit pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë vaksinën e re, nëse ajo zhvillohet nga një vend tjetër: “Po, e kemi diskutuar. Kushdo që e zhvillon i pari do ta ndajë me të tjerët me krenari. Të shohim. Disa vende janë aleatët tanë; të tjerët jo dhe nuk po bashkëpunojnë ngusht me ne. Por po bashkëpunojnë me vende të ndryshme. Nëse ne jemi të parët, do ta ndajmë me të tjerët”.

Por Presidenti Trump ritheksoi synimet e tij për rihapjen e vendit, pavarësisht nga rezultati i punës për zhvillimin e një vaksine: “me apo pa vaksinën, do ta rihapim”. Për arritjen e objektivit të vendosur, Presidenti Trump njoftoi emërimin e Moncef Slaouit si këshilltar të lartë dhe të Gjeneralit Gustave F. Perna si drejtor ekzekutiv të “Operation Warp Speed”, programit kombëtar që do të përshpejtojë zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, terapive dhe masave diagnostikuese për COVID-19.

Zoti Slaouit tha se puna e deritanishme i jepte shpresë për një arritje brenda 2020: “Kam parë kohët e fundit rezultatet paraprake nga një provë klinike me vaksinë kundër koronavirusit. Këto rezultate më bënë të ndjehem shumë optimist se do të jemi në gjendje të prodhojmë disa qindra miliona doza vaksine brenda vitit 2020,” tha ai.

I pranishëm në këtë seancë informimi, Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, konfirmoi rolin e veçantë që ka marrë Pentagoni në këtë përpjekje. Ai konfirmoi se “Departamenti i Mbrojtjes po shpejton drejt (arritjes së) vaksinës” të përkushtuar për t’ia arritur qëllimit të vaksinës për popullin amerikan.

Operacioni “Warp Speed” do të bashkojë institucionet publike dhe agjencitë qeveritare, me kompanitë private që do të punojnë për masat ndaj koronavirusit. Zhvillimi, prodhimi dhe shpërndarja e një vaksine do të jetë një pjesë kryesore e punës së këtij organizmi. “Operacioni ka objektiva të qarta. Presidenti i ka përshkruar dhe unë i konsideroj të realizueshme.

Besoj gjithashtu se janë objektiva shumë të vështira. Megjithatë, kam besim se ky ekip me ekspertë nga një numër agjencish qeveritare, Institutet e Shëndetit Publik, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Agjencia për Ushqimin dhe Ilaçet, Departamenti i Mbrojtjes dhe mbështetja e forcave të armatosura, po ashtu edhe partnerët në sektorin privat.

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka vendosur në dispozicion rreth 10 miliardë dollarë për këtë qëllim nëpërmjet fondeve shtesë, si edhe nëpërmjet ligjit CARES për masat ndaj situatës së pandemisë.

Tags: COVID-19Donald TrumpVaksina
Postimi i mëparshëm

Greqia ka vendosur hapjen e 515 plazheve

Postimi tjetër

Lirohen priftërinjtë serbë pas rritjes së tensioneve në Mal të Zi

Të ngjajshme Postime

Stuhitë godasin Francën, humbin jetën 2 persona, 17 të plagosur
Bota

Stuhitë godasin Francën, humbin jetën 2 persona, 17 të plagosur

27 June 2025
Lufta me Iranin i kushtoi më shumë se 12 miliardë dollarë Izraelit
Bota

Lufta me Iranin i kushtoi më shumë se 12 miliardë dollarë Izraelit

26 June 2025
Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet
Bota

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet

26 June 2025
Me armëpushimin në fuqi, iranianët habiten me mungesën e vazhdueshme të Khameneit
Bota

Me armëpushimin në fuqi, iranianët habiten me mungesën e vazhdueshme të Khameneit

26 June 2025
Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar
Bota

Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

25 June 2025
Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin
Bota

Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

24 June 2025
Postimi tjetër
Lirohen priftërinjtë serbë pas rritjes së tensioneve në Mal të Zi

Lirohen priftërinjtë serbë pas rritjes së tensioneve në Mal të Zi

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 30 qershor ndër vite?

30 June 2025
Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

30 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu