Ministria e Shëndetësisë ka publikuar numrin e rasteve të konfirmuara, të shëruara dhe të vdekjeve nga koronavirus për të gjitha komunat e Kosovës, deri më sot.
Sipas tabelës së publikuar, momentalisht në Kosovë janë 236 raste aktive nga 978 raste sa janë konfirmuar deri tani.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu njofton se nga marsi deri tani janë testuar 11 mijë e 585 mostra të dyshimta për COVID-19.
Më poshtë gjeni statistikat për koronavirus në secilën komunë të vendit.