Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka falenderuar Ambasadën e SHBA-së për bashkëpunimin që kanë pasur me institucionet por edhe me komunën e Prishtinës gjatë pandemisë, përcjell InLajmi.
Ai shkroi në facebook ku tha se punëtorët shëndetësor që nga fillimi janë në krye të detyrës, në vijën e parë të frontit në luftën kundër pandemisë #covid19.
Por, kanë nevojë edhe për ndihmë e mbështetje në punën e tyre.
Falenderojmë Hope CMSE nga Ambasada e SHBA-së në bashkëpunim me FSK-në, që për herë të dytë dhuroi pajisje mbrojtëse për personelin e institucioneve shëndetësore në Prishtinë./InLajmi/