Në bazë të raportit të IKSHPK-së sonte në Kosovë pozitiv kanë rezultuar 10 persona kurse vetëm një person është shëruar, dhe prijnë rastet nga komuna e Vushtrrisë, shkruan InLajmi.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Vushtrri), komuna e Ferizajit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ferizaj dhe 1 rast Rahovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë dhe Randobravë-Prizren.
Vushtrria ditë më parë ishte bërë vatër e re e koronavirusit ku tre fshatra ishin futur në karantinë./Inlajmi/