Një postim i anëtarit të Vetëvendosjes! Liburn Aliu duke pritur djalin e tij para aeroportit pas kthimit të tij nga Amerika ngjalli shumë reagime për moskarantinimin e tij, shkruan InLajmi.
Në lidhje me këtë çështje gazeta InLajmi ka kontaktuar me këtë të funidt për ta pyetur në lidhje me arsyet e moskarantinimit. Aliu ka thënë se djali i tij është i mitur, dhe me udhëzim administrativ të miturit që nuk janë në shoqërimin e prindit kur kthehen nga jashtë nuk karantinohen, por vetëizolohen.
“Djali im është 17 vjeçar, rrjedhimisht ai sipas udhëzimit administrativ të qeverisë ai nuk duhet të karantinohet. Ai është në vetëizolim në shtëpi për dy javë apo deri sa të testohet pas qëndrimit të tij në Amerikë si pjesë e programit YES program i Departamentit të Shtetit Amerikan.”/InLajmi/