Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sonte në orën 20:30 në lagjet Parku i Qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, lagja e Muhaxherëve, Blloqet te Shtëpia e Pleqve dhe lagja Tophane filloi faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës, përcjell InLajmi.
Qytetarët në këtë proces janë partnerë të rëndësishëm. Andaj, ju lusim që gjatë kohës së dezinsektimit, t’i mbani dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizoni daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.
Gjithashtu, ju rikujtojmë që shoqatat e bletarëve duhet të kanë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin. Vikend të këndshën pranë familjeve të juaja. Natën e mirë për sonte!/InLajmi/