Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri gjatë orëve të para të mëngjesit vendi është përfshirë nga një ciklon me erë të fortë dhe temperatura të larta. Në Dibër pasojat kanë qenë të mëdha.
Erërat e forta shkaktuan dëme të mëdha material në Peshkopi.

Shtëpi, biznese e makina në rrugë u dëmtuan.

Siç tregojnë pamjet, disa shtëpi mbetën pa çati.
Materiale të ndryshme përfunduar në rrugë e mbi makina, transmeton Ora News.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Ky mot i pazakontë me temperature të larta dhe erë të fortë përfshiu të gjithë vendin.