• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 22 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Dështojnë projektet për komplekset “Adem Jashari” dhe “Ibrahim Rugova”!

J G nga J G
18 May 2020
në Kosovë
0 0
0
Dështojnë projektet për komplekset “Adem Jashari” dhe “Ibrahim Rugova”!
5
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis ka miratuar Raportin vjetor të Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës për vitin 2019, raporton InLajmi.

Drejtori i Agjencisë, Bislim Zogaj ka folur për buxhetin e vitit 2019, për të cilin tha se gjithsej nga 6 milionë janë realizuar vetëm 3 milionë euro, kurse janë kursyer 106 mijë euro nga projektet.

“Katër gjetje për vitin 2018 i kemi përmirësuar dhe tani nuk kemi asnjë të metë. Buxheti është rritë për çdo vit. 2019 kemi pasur 6 milionë euro dhe janë realizua 3 milionë euro, 3 milionë euro të ndara për kompleksin memorial ‘Adem Jashari’ iu janë kthyer buxhetit të vendit”.

“106 mijë euro janë kursyer nga projektet. Një problem tjetër që ka qenë në vitin 2019 që është trashëguar nga vitet e tjera ka të bëjë me projektet e amandamentimin për siguri të pronës, ato tri projekte janë anuluar”.Zogaj me këtë rast ka kërkuar nga komisioni që të ndihmojë në shpronësimin e pronav

e të cilat janë bërë peng e mos fillimeve të punimeve.Ai gjithashtu ka kërkuar nga Kuvendi të miratoj ligjin për vlera të luftës, që specifikon se kush mund të ndërtoj lapidar dhe të merr përgjegjësi.

“Kemi nevojë për ndikimin e tuaj në Ministrinë e Mbrojtjes për shpronësimin e disa pronave. Kërkesë e jona është edhe ligji për vlera të luftës të botohet sa më parë nga Kuvendi. Kjo do të siguronte që agjencioni t’i ketë nën menaxhim ndërtimin e lapidarëve”, u shpreh Zogaj.

Mes tjerash, Zogaj ka folur edhe për mjetet financiare të ndara për kompleksin memorial “Adem Jashari” të cilat iu janë kthyer buxhetit. Përveç kësaj, ai ka përmendur edhe kompleksin memorial “Ibrahim Rugova”, për të cilin mjetet e ndara tash e disa vite i’u janë kthyer buxhetit si shkak i ligjit. Ai kërkoj nga komisioni që të mundësoj realizimin e këtyre projekteve.

“Në vitin 2015 për kompleksin ‘Adem Jashari’ janë bërë shpronësimet, 3 milionë e gjysmë janë ndarë. Në vitin 2018, 1 milionë euro janë paraparë për investime të brendshme, nuk ka qenë buxheti dhe është llogaritur se duhet të kthehen”.

“Kompleksi Ibrahim Rugova janë paraparë 100 mijë euro për riprojektim, është në gjendje me të keqe të mundshme. Nuk mund të veprojmë se aty ka qenë një projekt qe e ka bërë Ministria e Mjedisit, ka filluar punimet dhe janë ndërpre masnej. Nuk e di pse nuk është realizua, mjetet e ndara iu janë kthyer buxhetit të vendit”, ka thënë Zogaj.

Sa i përket projektit të Mehës theksoi se është projekt që ka filluar tash e 12 vjet, por që ende nuk është realizuar.

“Projekti Malet e Berishës është paraparë me fillua ku janë shtëpitë e pastaj me u zgjerua, kemi probleme më të mëdha por pa u shpresua nuk mund të fillojnë punimet. Projekti i Mehës ka filluar para 12 viteve, familjarët po kërkojnë të përfundohet”, tha ai.

Me tej, ai njoftoi se projekti i muzeut i paraparë të përfundojë në vitin 2021 do të realizohet në këtë vit.

“Në vitin 2021 ka qenë e paraparë të përfundohet, por në këtë vit kam marr vendim që të realizohet projekti i muzeut. Kurse sa i përket varrezave të dëshmorëve, ne i kemi kryer procedurat por Ministria e Ambientit është shpreh se nuk ka mjete”, tha ai duke shtuar se kanë mungesë të stafit.

Sa i përket Burgut të Dubravës ai tha se nevojitet siguri 1 metër e 70 centimetra, ky projekt është paraparë të përfundoj me 22 maj të këtij viti por për shkak të pandemisë është shtyrë.

Ai më pas kërkoi që emrat e të burgosurve të jenë të saktë për tu shkruar në lapidar, raporton Ekonomia Online.Kundrejt drejtorit të agjencionit për menaxhimin e komplekseve, anëtarët e komisionit iu drejtuan me pyetje të cilët kërkuan përgjigje për mos realizim të komplekseve të parapara tash e sa vite.

Kryetari i komisionit, Liburn Aliu, kërkoi të dijë për kohën e shpronësimeve dhe shumë e tyre. Ai gjithashtu u interesua edhe për 3 milionë eurot nën menaxhimin e kujt është dashur të jenë për memorialin Adem Jashari, por edhe për mjetet për memorialin Ibrahim Rugova.

Bajrush Xhemajl nga PDK-ja kërkoi të realizohet projekti i muzeut sepse siç tha ai është një memorie që duhet shënohet. Anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, tha se prioritet duhet t’i jepet kompleksit memorial “Adem Jashari”, derisa diskutoi edhe për shpenzimet e bëra nga agjensioni në vitin 2019.Rasim Selmanaj nga AAK-ja tha se vendi e ka humbur mundësinë për ruajtjen e burgut të Prishtinës.

Tags: Kompleksi Ibrahim RugovaKompleksi Memorial 'Adem Jashari'Kuvendi i Kosoves
Postimi i mëparshëm

Erërat e fuqishme në Shqipëri rrëzojnë çati dhe pemë

Postimi tjetër

Osmani dhuron 30 kompjuterë për nxënësit e disa fshatrave të komunave veriore

Të ngjajshme Postime

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi
Kosovë

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

22 December 2025
E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para vrasjes, momenti kur ia bën me shenjë Granitit
Kosovë

E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para vrasjes, momenti kur ia bën me shenjë Granitit

22 December 2025
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit
Kosovë

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët
Kosovë

AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët

17 December 2025
Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro
Kosovë

Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro

17 December 2025
Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë
Kosovë

Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë

16 December 2025
Postimi tjetër
Osmani dhuron 30 kompjuterë për nxënësit e disa fshatrave të komunave veriore

Osmani dhuron 30 kompjuterë për nxënësit e disa fshatrave të komunave veriore

Lajmet e fundit

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

22 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

22 December 2025
Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

22 December 2025
I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

22 December 2025
Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

22 December 2025
Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

22 December 2025
“Tri ditë para dreqit kam lindur unë, jam strateg”, Labi planifikon për të trazuar shtëpinë

“Tri ditë para dreqit kam lindur unë, jam strateg”, Labi planifikon për të trazuar shtëpinë

22 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu