Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka vendosur të mirret prapë me Ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, i cili kishte deklaruar se e ka ulur nivelin e papunësisë për 6.6 për qind.
Behramaj ka thënë se këshilltarja e ministrit Bislimi, që njëherësh është drejtoreshë e hotelit “Best Western Hotel Galla”, me vetëm 1 punëtor zyrtarisht të regjistruar, pas ardhjes në pushtet e ka rritur numrin e të punësuarve për 800 për qind.
Ai ka thënë se është shumë mirë që njerëzit e Vetëvendosjes po i formalizojnë bizneset dhe po i deklarojnë punëtorët e tyre. Por, sipas tij, është shumë keq nëse këtë rritje të numrit të të punësuarve po e bëjnë për të përfituar vetë nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike.
Duke mos ia përmendur emrin, Behramaj i është referuar këshilltares së ministrit Besnik Bislimi, Kaltrina Zekës, e cila zyrtarisht është drejtoreshë e Hotel Galla SH.P.K., ku ende i figuron që tërë hotelin e mban me vetëm 1 punëtor të deklaruar.
https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158293229571670