Kryetari i komunës së Vushtrrisë, njëherit edhe anëtar Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ka folur për deklaratat e djeshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e 100-ditëshit të qeverisë.
“Me LDK-në nëse do të jesh partner, nuk mund ta nënshtrosh ose përçmosh. Nëse po, atëherë është gabim shumë i madh” ka thënë Tahiri në TV Dukagjini.
Madje, ai tha se edhe Kurti e ka kuptuar këtë.
Ai ka shtuar se përderisa LDK dhe LVV bashkëpunojnë në qeverisje lokale, atëherë nuk mund të quhet LDK-ja si regjim i vjetër.
“Ne mund të jemi tradhtuar në koalicione të ndryshme. Mund të jetë tentuar për ta anashkaluar LDK-në, por me kohë e kanë kuptuar se një veprim i tillë është fatal. Përndryshe ne jemi në koalicion me LVV-në në Vushtrri”.
Tahiri po ashtu tha se VV duhet të largohen nga retorika ekstremiste politike.