Për të evituar rastet me COVID-19 një ndër vendimet e Qeverisë së Kosovës ishin edhe mbylljet e xhamive.
Mbrëmë imami Labinot Maliqi në xhaminë Prof.Dr.Bedri Kamberi, në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, tha se prej nesër, me 14 maj do të hapen xhamitë në Kosovë, jo për të kryer ritet fetare por që të kryhen pagesat e sadakatul fitrit, zekatit dhe anëtarësisë, shkruan InLajmi.
Tutje u tha se xhamitë do të qëndrojnë të hapura deri me datën 23 maj, prej orës 11:00 deri në orën 19:00.
Postimi i plotë
#Vëmendje: Nga data 14 Maj deri më 23 Maj 2020, do të hapen xhamitë në Republikën e Kosovës, prej orës 11:00 deri në ora 19:00.
#Sqarim: Hapja e xhamive do të shërbej vetëm për pagesat e sadakatul fitrit, zekatit dhe anëtarësisë, por jo edhe për faljen e namazit. Xhamitë për faljen e namazit pritet të hapen më 18 maj, me lejen e Zotit. /InLajmi/