Një person në Rahovec është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ishte duke punuar në arën e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.
“Rahovec 13.05.2020 – 13:30. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke punuar në arën e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore. /InLajmi/