Ky do të jetë vit shumë i vështirë për fermerët e Kosovës. Efektet nga pandemia e Coronavirusit tashmë kanë nisur të ndihen në këtë sektor. Ekspertë të bujqësisë thonë se dëmet do të vërehen pasi të përfundoi pandemia.
Pos pandemisë, këtë vit pritet edhe thatësi e madhe që do t’i dëmtojë edhe më shumë fermerët.
Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë, ka thënë se prodhimtaria duhet të subvencionohet.
“Prodhimtaria është dashtë dhe duhet të stimulohet përmes metodologjive të ndryshme qofshin ato subvencion apo grante të drejtpërdrejta. Një pjesë e madhe e subvencioneve nuk monitorohen si duhet. Ideja e mbështetjes së prodhimit vendor është e qëlluar sepse një gjë të tillë e bëjnë të gjitha vendet e Unionit Evropian por disi rezultatet në teren po na mungojnë dhe përderisa nuk ka rezultate konkrete dhe të njëjtat jepen pa një monitorim të duhur atëherë nuk do të koincidojnë me efikasitet të lartë. Në këtë vijë mendoj që për subvencionet e këtij viti pavarësisht, nëse i kanë dhënë apo do t’i japin shpejtë për fermerët të njëjtat vërtet duhet të kenë një mbështetje më profesionale të nivelit lokal e rajonal e qendror”, ka thënë ai.
Profesori Rusinovci ka thënë se masat stimulative akoma janë të ulëta dhe duhet të monitorohen që të mos keqpërdoren.“Të njëjtat duhet të monitorohen dhe duhet të sanksionohen të gjithë ata që për një arsye i keqpërdorin”, tha ai.
Rusinovci më tutje ka thënë se ky vit do të jetë mjaft i vështirë.“Është fakt se ndodhemi në një vit që do të përballemi vërtet me vështirësi të mëdha dhe është një dukuri që ka qenë e paplanifikuar dhe ky vit do të jetë i vështirë për bujqësinë në raport me vitet e kaluara dhe kjo shkallë e pandemisë në nivel vendi nuk mendoj se ka qenë e organizuar mirë për faktin se kujtoj që në periudha pandemie dy nga sektorët në një vend duhet të kenë prioritet të veçantë prej tyre është shëndetësia dhe bujqësia që do të thotë se sfera e prodhimit të ushqimit është një sektor që kërkon vazhdimisht prodhimtari pavarësisht sfidave të kohës dhe në këtë konstalacion kujtoj që këtë vit bujqësia do të jetë në gjendje më të vështirë dhe fermerët do të përballen me një problematik me një spektër të problemeve mjaft të gjerë për të realizuar prodhimin e tyre”, shtoi Rusinovci.
Rusinovci ka thënë se përveç që do të jetë një vit i vështirë, pritet që këtë vit të ketë edhe thatësi të madhe.Ai më tutje ka thënë se në qoftë se nuk ka prodhim të mjaftueshëm atëherë Kosova do të jetë e varur nga importi që sipas tij kjo do ta çrregullon spektrin e produkteve të caktuara“Këtë vit ne do të përballemi me një vit të thatë i cili do të karakterizojë prodhimtari të reduktuar. Flas të superfuqive të mëdha dhe pa mëdyshje që edhe paralajmërimet e Rusisë dy ditë më parë që do të ndalojnë eksportin e drithërave dhe pa mëdyshje që kjo do të konicidojë në këtë vit në një çregullim të bursës ndërkombëtare të drithërave”, tha ai.
Ai ka thënë se nëse nuk kemi prodhim të mjaftueshëm do të varemi nga importi.
“…dhe po që se ne nuk do të kemi prodhim të mjaftueshëm atëherë do të varemi nga importi gjë që çka do të çrregullon mjaft edhe spektrin e produkteve të caktuara ushqimore. Në këtë konotacion kujtoj se bujqësia duhet të monitorohet pak ma rreptë dhe strikt që të realizojmë sa të mundemi prodhimtarinë më të lartë nga pak këto sipërfaqe që i kemi mbjell e posaçërisht në pranverë ka pasur një mobilizim më të theksuar të fermerëve në raport me vitet e kaluara”, shtoi ai për EkonomiaOnline.
Rusinovci ka thënë se pasojat më të mëdha do të jenë pas përfundimit të pandemisë. Ai ka potencuar se planet që duhet t’i ndërmerr qeveria duhet të jenë të shpejta dhe të natyrës operative.“Ne mund të flasim më saktësisht në periudhën pas pandemike sepse pasojat kanë me qenë më të larta në sektorin e bujqësisë dhe unë mendoj që shkalla e dëmtimit, për mos me qenë i pasaktë sepse është e pamundur që për një gjë të tillë duhet sondazhe. Qeveritë lokale në bashkëpunim me nivelin qendror duhet t’i përkrahin fermerët sepse për mua ka qenë e pakuptimtë ajo shpërndarja e fermerëve në komunën e Rahovecit kur kanë rregulluar stenda krahas udhëzime të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë për distancë fizike. Unë mendoj se nëse do të krijojmë në një regjion të caktuar hipo prodhim të produktit të caktuar dhe në anën tjetër, meqë do të kemi mungesë të artikujve elementar ushqyes vërtet do të ndodhemi në pozitë të palakmueshme”, shoti ai.
Ekpserti i Bujqësisë Rusinovci ka thënë se Kosovës i duhet plane të shpejta për të mbështetur fermerët.“Në këtë vijë mendoj që na nevojitet një organizim më i mirëfilltë gjithmonë krahas procdurave legjislative krahas procedurave administrative shkencore dhe në këtë vijë mendoj që duhet të fokusohemi në të ardhmen. Mendoj se na nevojiten plane të shpejta dhe pak më tepër të natyrës operative, që të jenë për këtë vit që është më karakteristik me vitet e kaluara që vërtet ta kem një gjendje gatishmërie për faktin se pjesa dërmuese e popullatës sot jeton në zona urbane dhe të njëjtit prodhimin kryesor të ushqimit e presin nga fshatrat. Andaj gjithmonë duhet të jemi në mbështetje të fermerëve sepse ata duhet të jenë shtresa më e respektuar në shoqëri”, tha Rusinovci.