Të paktë janë ata shqiptar të Kosovës që nuk i njohin e nuk kanë respektin maskimal për ta. E kësaj radhe, për herë të parë ata u bënë bashkë, dhe jo pa shkas, shkruan InLajmi.
Humanisti Halil Kastrati dhe nëna heroike Ferdonije Qerkezi bënë shpërndarjen e iftarit në kuzhinën e “Jetimave të Ballkanit në Prizren”.
Kastrati shkruan në rrjete sociale se ndihet tejet i nderuar nga ky fakt. Dhe lutet që bamirës të ketë gjithmonë.
Përndryshe Ferdonija humbi të gjithë djemtë dhe bashkëshortin në luftë, ndaj dhe tani i duhet të jetojë e vetme./InLajmi/