Shoqëroni pjatat tuaja me këtë sallatë ushqyese me dardhë dhe pulë! E pasur me proteina, vitaminë B6 dhe përmban sasi të ulëta të sheqerit e yndyrës. Shijoni recetën duke ndjekur hapat e mëposhtëm!
Përbërësit
4 fileto pule
50 gr djathë Parmigiano
1 qepë e njomë
2 dardha
1 portokall
1/2 limon ose lime
70 ml vaj ulliri
1 lugë kafe mustardë
Pak kanellë
Kripë
Piper
Udhëzimet
1.Marinojmë filetot e pulës me kripë, piper dhe vaj ulliri.
2.I pjekim në një tigan skarë me zjarr jo shumë të lartë derisa filetot të marrin ngjyrë kafe të hapur.
- Presim në feta filetot, djathin Parmigiano, dardhën, qepën dhe portokallin.
4.I vendosim të gjithë përbërësit bashkë në një enë dhe i përziejmë me kujdes.