Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, në raportimin e saj 3 minutësh në mbledhjen e qeverisë, tha se, përveç tjerash, me punën e diskasterit që po udhëheqë është mundësuar luftimi i krimit dhe korrupsionit në Kosovë, raporton InLajmi.
Haxhiu mëtutje ka treguar se gjatë kohës së pandemisë kanë qenë të raportuara rreth 350 raste të dhunës në familje.
“Kemi hartuar koncept dokumentin për pasurinë e pa justifikueshme dhe konsiderojmë se pakoja ligjore ka mundësuar që të luftohet krimi dhe korrupsioni. Po ashtu edhe ekipin për zbardhjen e krimeve në Kosovë. Po ashtu ka pasur zhvillime pozitive edhe me shtetet qe nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kemi adresuar shumë çështje që kanë të bëjnë me dhunën në familje dhe jemi mekanizëm koordinues dhe gjatë kësaj kohë kemi pasur afër 350 raste të dhunë në familje të cilat kanë qenë të raportuara”, tha ajo./InLajmi/