Qeveria në detyrë e Kosovës do të mbajë sot mbledhje lidhur me raportimin mbi 100 ditëshin e saj qeverisës, shkruan InLajmi.
Por në këtë mbledhje Kryeminsitri në detyrë Albin Kurti, ka kërkuar që ministrat të raportojnë për të arriturat e tyre në jo më shumë se 3 minuta.
“Nga ministrat kërkohet që të jenë të gatshëm të raportojnë për të arriturat e tyre në jo më shumë se 3 minuta secil-i/a”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Mbledhja e Qeverisë nën udhëheqjen e Albin Kurtit mban sot mbledhje për 100 ditëshin duke filluar nga ora 14:00./InLajmi/