• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 2 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Këshilli i Nxënësve i reagon MASHT-it lidhur me mbajtjen e provimit të maturës në korrik

J G nga J G
13 May 2020
në Kosovë
0 0
0
Këshilli i Nxënësve i reagon MASHT-it lidhur me mbajtjen e provimit të maturës në korrik
2
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vendimit të MASHT-it që testi i maturës 2020 të mbahet në korrik, ka reaguar Këshilli i Nxënësve të Kosovës-KNK, duke vënë në pah rrezikun që iu kanoset nxënësve, transmeton InLajmi.

“Në rast të implikimeve dhe rritjes së rrezikshmërisë së shëndetit të nxënësve, që mund të paraqitet në muajt në vazhdim, gjithmonë sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, të ri-konsiderohet shtyrja e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore edhe më tutje se javën e parë të muajit Korrik, siç parashihet në komunikatën e 12 majit”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Nxënësve të Kosovës (në vazhdim: “KNK”), strukturë përfaqësuese e të gjitha shkollave të mesme në Kosovë me përkrahje dhe analizë të Këshillit Rinor Kosovar (në vazhdim “KYC”) organizatë jo- qeveritare nën ombrellën e së cilës funksionon KNK, kanë përcjellur me vëmendje zhvillimet dhe vendimet e marra, saktësisht bazuar në komunikatën e lëshuar më 12 maj 2020, nga Komisioni Shtetëror i Maturës (në vazhdim “KSHM”) i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (në vazhdim “MAShTI”) në lidhje me Provimin e Maturës Shtetërore 2020.

Duke marrë parasysh, Ligjin nr. 05/L-018 Për Provimin e Maturës Shtetërore (në vazhdim “Ligji për Maturën Shtetërore”), Neni 4, i cili përcakton që “Provimi i maturës shtetërore është proces i mbledhjes, përpunimit, analizimit, vlerësimit dhe i interpretimit të të dhënave me qëllim të përcaktimit të shkallës së njohurive dhe zotërimit të kompetencave të përcaktuara në kurrikulë” dhe si i tillë, organizimi i tij për vitin 2020 si dhe masat e planifikuara për aplikim, të ndërmarra për lehtësim, konsiderohet dhe respektohet edhe nga KNK dhe KYC si i nevojshëm, përderisa ligji nuk e parasheh ndryshe.

Prandaj, duke konsideruar situatën shkaktuar nga virusi pandemik Covid-19, dhe rrezikshmërinë që mund të u kanoset nxënësve maturantë, kandidatë për Provimin e Maturës Shtetërore, KNK dhe KYC inkurajon vlerësim dhe ndërmarrje të masave të larta dhe adekuate për siguri, nga institucioni i MAShTI sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (në vazhdim “IKSHPK”).

Në rast të implikimeve dhe rritjes së rrezikshmërisë së shëndetit të nxënësve, që mund të paraqitet në muajt në vazhdim, gjithmonë sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, të ri-konsiderohet shtyrja e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore edhe më tutje se javën e parë të muajit Korrik, siç parashihet në komunikatën e 12 majit.
Në të kundërtën, duke respektuar dhe përkrahur vendimin për mbajtje të Provimit të Maturës Shtetërore në javën e parë të muajit Korrik, Këshilli i Nxënësve të Kosovës dhe Këshilli Rinor Kosovar, konsideron që MAShTI si institucion duhet të ketë parasysh, që gjenerata e nxënësve, si kandidatë të Provimit të Maturës së vitit 2020, janë gjeneratë e cila ka pësuar humbje të mësimit dhe mos-përfundim të suksesshëm të plan-programeve mësimore për dy vite akademike radhazi.

Duke qenë se si nxënës të klasës së 11-të, kanë humbur mësim për gati/rreth 2 muaj për shkak të grevës së mësimdhënësve organizuar nga Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës – SBAShK që ka zënë vend në Janar të vitit 2019, dhe tani si nxënës të klasës së 12-të apo maturantë kanë humbur mësim efikas për shkak të virusit pandemik Covid-19.

Prandaj, KNK ndër të tjera, për organizim të mirëfilltë të Provimit të Maturës Shtetërore 2020 fton MAShTI dhe KSHM të aplikojë rekomandimet më poshtë:

  1. Sipas Neni 8, paragrafi 2 të Ligjit për Maturën Shtetërore, Komisioni Shtetëror i Maturës ( i cili është organ vendimmarrës, mbikëqyrës, organizativ, vlerësues, analizues dhe këshillues për maturën) ka dymbëdhjetë (12) anëtarë me mandat tre vjeçar (3) në këtë përbërje: MAShTI tre (3) anëtarë, njëri nga ta kryetar; DVSM një (1) anëtarë pa të drejtë vote; Institucionet e Arsimit të Lartë tre (3) anëtarë,; Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës një (1) anëtar; DKA një (1) anëtar; Përfaqësues nga drejtorët e shkollave të mesme të larta nga gjimnazet dhe shkollat profesionale dy (2) anëtarë; Përfaqësuesi i Këshillit te Prindërve te Kosovës një (1) anëtar. Meqenëse, nxënësit janë hisedarë dhe palë e rëndësishme e sistemit arsimor, të kenë mundësi të informohen me kohë dhe përcjellin procese vendim-marrëse për ta, si dhe në mënyrë që të lehtësojnë shpërndarjen e informatave dhe udhëzimeve për provimin e maturës ndërmjet nxënësish, rekomandohet që në këtë përbërje të përfshihet dhe një (1) përfaqësues/e nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës, pa të drejtë vote.
  2. Sipas Nenit 12, paragrafi 1.3 të Ligjit për Maturën Shtetërore, Shkolla e Mesme e Lartë përgatit dhe ofron program mbështetës për provimin e maturës shtetërore. Për shkak të pamundësisë së ofrimit të këtij programi në ambientet shkollore marrë parasysh rrezikun nga virusi Covid-19, KNK propozon disa forma alternative për ofrimin e programit mbështetës:
  3. a) Programi mbështetës për përgatitje të ofrohet përmes kanalit publik të Radio Televizionit të Kosovës;
  4. b) Drejtoritë Komunale të Arsimit- DKA, të organizojnë dhe ofrojnë program mbështetës për përgatitje për provimin e maturës përmes platformave adekuate digjitale që do të mund të ndiqeshin nga nxënësit maturantë të komunave përkatëse;
  5. c) Të ofrohet program mbështetës (përshtatur propozimeve më lartë) sipas kushteve dhe kritereve adekuate që u përshtaten nxënësve me nevoja të veçanta;
  6. d) Të ofrohet program mbështetës sipas kushteve dhe kritereve që u përshtaten nxënësve në bazë të gjendjes së tyre socio-ekonomike.
  7. Duke marrë parasysh, stresin që shkaktohet nga testimi tek nxënësit maturantë, kombinuar me stresin e rrezikshmërisë që mund të ju kanoset nga virusi Covid-19, dhe sipas UA Nr.34/2017 për Funksionimin Pedagogjik-Psikologjik në Shkolla, Neni 17, paragrafi 1 dhe 2, psikologu/ja ka për detyrë të vlerësoj dhe interpretoj çështjet që lidhen me të nxënit dhe zhvillimin kognitiv, social, personal dhe emocional të nxënësve si dhe asiston dhe ofron ndihmë, identifikon dhe vlerëson nevojat e nxënësve. Në këtë rast duke u mbështetur në këtë rregullim, KNK rekomandon të gjendet dhe ofrohet alternativë për konsulta psikologjike për secilin/ën nxënës/e që mund të përjetoj stres të lartë për shkak të provimit të maturës shtetërore në situatë të pazakontë.
  8. Për shkak të ndërprerjes së mësimit fizik në ambiente të shkollës që nga data 11 mars 2020, shkaktuar nga virusi Covid-19, dhe mos-efikasitetit të nxënit përmes mësimit online të ofruar, KNK rekomandon që Divizioni për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim- DVSM të mos i përfshijë në kërkesa (pyetje/detyra) të testit të Maturës, mësimet karshi plan-programeve shkollore që janë realizuar gjatë mësimit online.
  9. Sipas neni 16, paragrafi 2 i Ligjit për Provimin e Maturës, kandidatët duhet të paraqesin provimin e maturës përmes formularit që merret në shkollë. Në këtë rast, KNK rekomandon që ky formular për të pakësuar rrezikun nga Covid-19, të ofrohet në mënyrë digjitale/InLajmi/
Tags: KNKMASHTTesti i Matures
Postimi i mëparshëm

Kurti u’a ndanë 3 minuta kohë ministrave për raportim të punës

Postimi tjetër

Veseli: Qeveria dështoi gjatë pandemisë, por institucionet funksionuan

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror

2 July 2025
Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre, s’duam fërkime
Kosovë

Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre, s’duam fërkime

1 July 2025
Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të KFOR-it amerikan, mirëpret të riun
Kosovë

Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të KFOR-it amerikan, mirëpret të riun

1 July 2025
OVL e UÇK-së: UÇK-ja nuk luftoi për bllokadë politike, Kosova është përgjegjësi e të gjithëve
Kosovë

OVL e UÇK-së: UÇK-ja nuk luftoi për bllokadë politike, Kosova është përgjegjësi e të gjithëve

1 July 2025
U vu gurthemeli i Stacionit policor në Zubin-Potok, Sveçla: Do të jetë burim i sigurisë
Kosovë

U vu gurthemeli i Stacionit policor në Zubin-Potok, Sveçla: Do të jetë burim i sigurisë

1 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Postimi tjetër
Veseli: Qeveria dështoi gjatë pandemisë, por institucionet funksionuan

Veseli: Qeveria dështoi gjatë pandemisë, por institucionet funksionuan

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 2 korrik ndër vite?

2 July 2025
Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

2 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror

2 July 2025
Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

1 July 2025
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

1 July 2025
Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

1 July 2025
Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu