Këngëtarja Katy Perry me anë të një postimi në Twitter ka folur rreth pandemisë.
Ajo tha se nuk e di se cila është më keq tani, përpjekja për ta shmangur koronavirusin apo depresionin që po e sjell ai, përcjell InLajmi.
“Ndonjëherë nuk e di se çfarë është më keq të përpiqesh të shmangësh virusin ose valët e depresionit që vijnë me këtë normë të re”, ka shkruar ajo.
Katy Perry javë më parë konfirmoi shtatzëninë, ajo dhe Orlando Bloom pritet të bëhen së shpejti prindër.
Ylli i pop-it nuk është ndalur së realizuari këngë të reja as gjatë kësaj periudhe pandemie, madje po finalizon edhe disa projekte