Një numër i madh i kamionëve të kompanisë “Pastrimi” kanë bllokuar rrugët te Qeveria e Kosovës për të protestuar për mospërfshirjen në Pakon Emergjente nga Qeveria, raporton InLajmi
Përmes një komunikate për media nga kjo kompani bëjnë të ditur se janë të zhgënjyer me institucionet vendore e konkretisht me ato te rendit.
Kompania “Pastrimi” paralajmëroi se do të mbajë protestë paqësore para objektit te Qeverisë se Republikës se Kosovës për të shprehur pakënaqësinë në mos përfshirjen e këtyre punëtorëve ne Pakon Emergjente, ndërsa i kanë bërë thirrje edhe Policisë se Kosovës te sigurojë rendin dhe qetësinë e mbarëvajtjes së protestës.