Gjatë ditës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë parë disa persona duke mbajtur, siç është thënë, prova për protesta, të cilët edhe po e respektojnë distance mes vete, përcjell InLajmi.
Fotografitë që tregojnë qindra qytetarë duke mbajtur distancën e duke “protestuar”, janë publikuar në grupin “meKryeministrin” në facebook.
Ky grup përkrah kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ka mbi 310 mijë përdorues./InLajmi/