Ka shkuar në 29 numri i rasteve të vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë, këtë herë një 63-vjeçare nga Rahoveci e cila vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese, përcjell InLajmi.
Kjo pasi gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë, një 63 vjeçare nga Rahoveci.
E ndjera po trajtohej në Klinikën Infektive në QKUK, dhe vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar Drejtori i Shëndetësisë në Rahovec, Samir Mustafa.
Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë gjatë kësaj jave është rritur sërish, pasi përgjatë disa ditëve kurba kishte rënë./InLajmi/