Nëse dëshironi të ëmbëlsoni darkën e Krishtlindjeve apo Vitit të Ri, kjo tartë me çokollatë nuk do t’ju zhgënjejë! Tarta klasike e shoqëruar me akullore dhe Baileys krijon një ëmbëlsirë perfekte për pas darkës, për t’u shijuar pranë personave të dashur të familjes.(Recetë nga Renato Mekolli)
Përbërësit
500 gr brumë sable
300 ml pana 35 %
400 gr çokollatë 50-55 %
1 lëkurë limoni jeshil (lime)
1 bishtajë vanilje
Udhëzimet
- Hapim brumin në formë pete jo shumë të hollë. E vendosim në një tavë për ta pjekur për 8 minuta në temperaturë 170 gradë dhe e lëmë të ftohet.
- Në një tenxhere vendosim panën të vlojë, bashkë me mjaltin dhe vaniljen. Më pas, ashtu të ngrohtë, e hedhim në një enë, në të cilën kemi vendosur çokollatën e prerë në copëza.
- I përziejmë mirë derisa çokollata të shkrijë mirë dhe më pas e lëmë të ftohet.
- E vendosim këtë masë në tartën e pjekur. E lëmë masën të mpikset dhe të ftohet mirë (minimumi 2 orë) dhe tarta me çokollatë është gati për t’u shijuar.