Të shumtë ishin zërat që parashikonin largimin e Maldinit pas lamtumirës së Zvonimir Boban.
Por me sa duket ish-kapiteni legjendar ka vendosur të qëndrojë deri në fund të sezonit dhe është treguar i hapur për të vijuar bashkëpunimin me klubin e vetëm të karrierës së tij futbollistike, por me një kusht thelbësor.
Thuhet se në rast se Ralf Ragnick emërohet trajner, atëherë për të nuk do të ngelet vend, përcjell InLajmi.
Kështu pohojnë brenda skuadrës së Milanos, duke njohur natyrën autoritare të gjermanit i cili kërkon kontroll mbi çdo gjë. Aspekt me të cilin Maldini nuk mund të bëjë kompromis.
Megjithatë ky i fundit nuk është deklaruar akoma personalisht. Por, me ardhjen potencial të Ragnick, pritet njoftimi për largim në fund të sezonit./InLajmi/