Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se kryeministri dhe stafi i tij kthehen nesër në punë, përcjell InLajmi.
Kryeziu ka thënë për Ekonomia Online, se zyrtari i cili është dyshuar se është prekur me koronavirus ka qenë shoferi i ministrit të Integrimit Evropian, Blerim Reka.
“Të gjitha rastet e testuara kanë dalë negativ me koronavirus. Kryeministri dhe i gjithë stafi nesër kthehen në punë”, ka thënë Kryeziu.
Ndryshe ore më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se nga sot do të jetë në vet-izolim.
Kurti përmes një postimi në facebook bëri të ditur se një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19./InLajmi/