Vetëm 81 persona të ardhur nga jashtë po qëndrojnë të karantinuar momentalisht në Qendrën e Studentëve. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta. Ai këtë prononcim e ka bërë për Telegrafin, përcjell InLajmi, duke shtuar se mbrëmë janë testuar edhe 17 persona.
Gjatë 24 orëve në Kosovë janë konfirmuar 14 raste të reja me coronavirus dhe dy pacientë të shëruar.
Deri më tani numri i personave të prekur me COVID-19 ka arritur në 886, të shëruar janë 658, ndërkaq 28 persona kanë humbur jetën. /InLajmi/




















