Një qytetar nga Gjakova është arrestuar, për veprën penale dhunë familjare.
I njëjti mbrëmjen e së shtunës, në rrethana të panjohura, ka sulmuar fizikisht nënën e tij, shkruan InLajmi.
I dyshuari pas kontrollit nga mjeku është rekomanduar për kontrolle psikiatrike.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./InLajmi/