Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka dënuar dhunimet seksuale në Kosovë, shkruan InLajmi.
Haxhiu ka thënë se vetem brenda javës u raportuan dy raste të dhunimit seksual.
Ajo pohoi se të dyja rastet nga qyteti i Mitrovicës. Kjo më ka shqetësuar shumë.
Postimi i plotë:
Vetem brenda javës u raportuan dy raste të dhunimit seksual. Të dyja rastet nga qyteti i Mitrovicës. Kjo më ka shqetësuar shumë.
I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e tilla t’i trajtojnë me seriozitet. Masa e paraburgimit nuk do të duhej të zëvendësohej me masa të lehta ose lirim në procedurë të rregullt sepse kjo është inkurajim për dhunuesin dhe i motivon ata për përsëritje të veprës penale.
Dhunimi seksual është vepër penale dhe rastet e tilla duhet të marrin denimin sipas legjislacionit ne fuqi. /InLajmi/