Si pasojë e një zjarri në një banesë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, përcjell InLajmi.
“Sot me datën 10.05.2020 rreth orës 17:05 kemi pranuar ifnormatën se një Lagjen e Spitalit në Prishtinë një banesë është duke u djegur. Njësitë policore menjëherë iu kanë përgjigjur thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informatave të para, një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje janë njoftuar të dalin edhe njësitë tjera emergjernte dhe të zjarrfikësve”, ka thënë Hoxha.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ndërkohë, në Prishtinë sot është raportuar edhe për një rast tjetër të zjarrit.
Kjo ka ndodhur në lagjen “Dragodan” të Kryeqytetit.
“Është pranuar një informacion për zjarr në Prishtinë. Policia ka reaguar menjëherë dhe janë informuar njësitë e zjarrfikësve për reagim në fikjen e zjarrit. Pas raportimeve shtesë do të bëhen të ditura informacione tjere”, ka thënë Hoxha./InLajmi/