Aktorja e turke Didem Balçin dhe i fejuari i tij Can Aydin janë martuar fshehurazi dhe për shkak të pandemisë kanë bërë dasmën “online”, përcjell InLajmi.
Didem ka bashkëjetuar prej kohësh me partnerin, ndërsa befasuan të gjithë me vendimin për dasmë, ngase sipas “Harberler.com”, dasma pritej të bëhej verës.
Dyshja ishin fejuar gjatë marsit, por planet e dasmës iu dështuan andaj u martuan në kushte tjera me maska në fytyrë.
Në pamundësi që t’i ftonin miqtë e tyre në dasmë, ata organizuan ‘dasmë virtuale’, pra të afërmit kishin mundësi ta përcjellin atë online.
Në cermoninë e kurorëzimit morën pjesë vetëm familjarët e afërt të tyre, kurse lajmi për dasmën e Demet bëri jehonë në mediet turke./InLajmi/