Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani me rastin e 21-vjetorit të vdekjes ka kujtuar bashkëpunëtorin e Presidentit Rugova, Profesor Bardhyl Çaushi, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se nuk mund të falen krimet, në mënyrë që të mos përsëriten ato.
Ajo ka thënë se “21 vjet më parë, intelektuali e bashkëpunëtori i Presidentit Rugova, Profesor Bardhyl Çaushi ishte kidnapuar nga forcat serbe për t`iu gjetur eshtrat në shtator të vitit 2005”.
Komunikata e plotë
21 vjet më parë, intelektuali e bashkëpunëtori i Presidentit Rugova, Profesor Bardhyl Çaushi ishte kidnapuar nga forcat serbe për t`iu gjetur eshtrat në shtator të vitit 2005.
Për njeriun, i cili pjesën dërmuese të jetës së tij ia kushtoi drejtësisë, sot ende nuk ka drejtësi. Ndaj duhet të bëjmë çdo gjë që përgjegjësia për kidnapimin dhe vrasjen e tij t`i nënshtrohet drejtësisë.
Nuk mund të falen krimet, në mënyrë që të mos përsëriten ato.
Profesor Bardhyli e kishte trajtuar besën në aspektin studimor, e cila sipas tij mbështetej në vetë domethënien e fjalës së dhënë për diçka të rëndësishme.
21 vjet pasi që u ndërpre ky uragan intelektual, duhet ta përmbushim besën në mënyrë që vrasësit e tij të sillen para drejtësisë!
I përjetshëm kujtimi për profesorin e së drejtës e atdhetarin Bardhyl Çaushi!/InLajmi/