• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 22 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Mustafa ironizon me Bislimin: Ky për 10 muaj e sjell në zero papunësinë

J G nga J G
10 May 2020
në Politikë
0 0
0
Mustafa ironizon me Bislimin: Ky për 10 muaj e sjell në zero papunësinë
15
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa po i cilëson njerëz të papërgjegjshëm dhe me ambicie të sëmura zyrtarët e Qeverisë së shkarkuar që po lëshojnë akuza kundër kësaj partie, se sa ishte në Qeveri kishte ulur papunësinë duke i larguar qytetarët nga Kosova, përcjell InLajmi.

“Nuk e kam percjellur z. Bislimi. Këto ditë dëgjohen dhe lexohen lloj-lloj deklarata. Prodhohen tradhtarë, armiqtë të popullit, komunistë, rusofilë e kinezofilë. Shajnë e kërcënojnë. Kur mungojnë argumentet, njerëzit shërbehen me fyerje dhe sharje. Tregojnë nivelin e tyre të vërtetë, pavarësisht profesionit dhe punës që e bëjnë. Edhe një deklaratë e tillë prej një profesori të AUK-ut, do të ishte e sëmurë”, ka thënë Mustafa.

Kjo përgjigje e Isa Mustafës erdhi pasi ditë më parë zyrtari i Qeverisë së shkarkuar, Besnik Bislimi u përfshi në një debat për uljen e papunësisë në kohën e pandemisë.

Ministri i Financave dhe Transfereve tha se Kosova numri i të papunëve u ulë në 6.6 për qind në kohën kur 90 për qind e ekonomisë është mbyllur si pasojë e pandemisë.

Bislimi duke shpjeguar se si ulet papunësia përmendi edhe atë se në kohën e Isa Mustafës numri i të papunëve ishte zvogëluar duke i përzënë kosovarët për në BE.

“…Ne s’kemi thënë se kemi ulur papunësinë. Ajo bie në tri forma: Duke hapur vende pune; Duke e përzënë popullin në Tisë siç e ka ulur papunësinë Isa Mustafa në vitin 2015, pra duke e zhvendos popullsinë dhe duke formalizuar ekonominë”, ka deklaruar Bislimi të enjten.

Në vitin 2015, në lumin Tisa në Bullgari ishin mbytur 15 kosovarë që ishin nisur drejt vendeve të BE’së. Me 55 vite burgim janë dënuar trafikantët që kanë ndihmuar largimin e kosovarëve drejt BE’së. Largimet e kosovarëve kanë vazhduar edhe pas vitit 2015 dhe sidomos e të rinjve që kanë kërkuar punë e jetë më të mirë ne vendet e BE’së.

Sidoqoftë, Isa Mustafa po thotë se deklaratat të cilat shfrytëzojnë tragjeditë për të bërë politikë, siç ishte migrimi i qytetarëve në vitin 2015, nuk e nxjerr askënd faqebardhë.

Në një përgjigje me shkrim për Express, lideri i LDK’së ka thënë se një deklaratë e tillë është e sëmurë dhe po bëhet pasi zyrtarët e Vetëvendosjes po shërbehen me fyerje e akuza në mungesë të argumenteve.

“Shfrytëzimi i tragjedive , siç ishte migrimi i qytetarëve tanë, për të bërë politikë nuk e nxjerr askënd faqebardhë, veç sa shpërfaqë karakterin e tij. Kosovës i nevojiten njerëz të mençur e të edukuar, sepse kemi shumë probleme që duhet zgjidhur”, ka thënë Mustafa.

Megjithëkëtë, Isa Mustafa thotë se pikërisht këto deklarime vërtetojnë faktin se LDK bëri mirë kur rrëzoi Qeverinë e njerëzve të papërgjegjshëm që deklarojnë në kohë pandemie ulje të papunësisë.

“Është fat i madh i këtij vendi që u përmbys ky koalicion dhe kjo qeveri. Çfarë do të pritej prej njerëzve që rezonojnë në këtë mënyrë e në anën tjetër konstatojnë se për 2 muaj e kanë ulur papunësinë 6.6 për qind në kohë pandemie. Me këtë trend për 10 muaj do ta sillnin papunësinë në zero!?! Janë njerëz të papërgjegjshëm dhe me ambicje të sëmura”, ka deklaruar Mustafa.

“Ata që shfrytëzojnë votat e popullit për ta shpallur veten misionar dhe shërbëtorët e tyrë s’kanë asgjë të përbashkët me vizionin për një shoqëri demokratike. As me të vërtetën”, ka deklaruar Mustafa.

Kreu i LDK’së ka përmendur edhe koalicionin e partisë së tij me Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilin thotë se është fat i madh që është përmbysur.

Ai thotë se njerëz të cilët deklarojnë se e kanë ulur papunësinë në kohën e pandemisë, janë të papëgjegjshëm dhe me ambicie të sëmura.

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, në Interaktiv të KTV-së ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ish-kryeministrit Isa Mustafa, deri tash partner i Lëvizjes Vetëvendosje në qeveri.

Sipas tij, përderisa qeveria aktuale ka ulur papunësinë duke ulur informalitetin, Mustafa më 2015 kishte ulur papunësinë duke përzënë popullin.

Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e fundit me një deputet më shumë se LDK’ja. Këto dy parti lidhën koalicion, të cilin e pagëzuan si “Koalicioni i Shpresës”. Megjithëse negociatat për lidhjen VV-LDK zgjatën disa muaj, qeverisja zgjati vetëm 40 ditë. Kjo pasi VV s’pajtohej me qëndrimin e LDK’së për të hequr taksën pa vendosur reciprocitetin, s’pajtoheshin as për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Në këtë situatë, Albin Kurti, vendosi të shkarkonte Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, i cili është edhe Nënkryetar i LDK’së me çka i dha edhe fund “koalicionit të shpresës”. Pas kësaj, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Kurti u shkarkua nga më shumë se 2/3 e votave të deputetëve të Parlamentit.

Tash, Kurti po vazhdon të mbajte pozitën e Kryeministrit në Qeverinë e shkarkuar derisa të qartësohet situata me vendim të Gjykatës Kushtetuese nëse mund t’i jepet mandati për të formuar Ekzekutivin edhe partisë së dytë kur i pari nuk dërgon emrin e Shefit të ri të Qeverisë.

LDK ka nominuar Avdullah Hotin për Kryeministër dhe Presidenti ka nënshkruar dekretin, i cili është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese deri më 29 maj kur edhe pritet të publikohet vendimi që shpjegon procedurën e themelimit të Qeverisë kur partia e parë s’e dërgon emrin e mandatarit./InLajmi/

Tags: Besnik BislimiIsa MustafaLDK
Postimi i mëparshëm

Kur do të rifillojnë punën Dentisët në Kosovë?!

Postimi tjetër

Osmani kujton Çaushin: Për njeriun, i cili ia kushtoi jetën drejtësisë, ende nuk ka drejtësi

Të ngjajshme Postime

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon
Politikë

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë
Politikë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?
Politikë

“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

24 September 2025
Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë
Politikë

Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë

24 September 2025
Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
Politikë

Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

23 September 2025
Xhavit Haliti: Rugova, Agani, Bakalli dhe Surroi përhapnin propagandën kundër UÇK-së dhe Shqipërisë te Clintoni
Politikë

Xhavit Haliti: Rugova, Agani, Bakalli dhe Surroi përhapnin propagandën kundër UÇK-së dhe Shqipërisë te Clintoni

23 September 2025
Postimi tjetër
Osmani kujton Çaushin: Për njeriun, i cili ia kushtoi jetën drejtësisë, ende nuk ka drejtësi

Osmani kujton Çaushin: Për njeriun, i cili ia kushtoi jetën drejtësisë, ende nuk ka drejtësi

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu