Edhe Teutë Rrusta, anëtare e Kryesisë dhe udhëheqëse e Departamentit të Terrenit në Partinë Socialdemokrate, i ka reaguar Donika Gashit nga VV-ja, e cila tha se gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi për t’u përkujdesur për fëmijët e tyre, përcjell InLajmi.
Rrusta thotë se shumë si Donika Gashi janë të rekrutuar qëllimisht në Vetëvendosje, duke shtuar se brenda kuadrit patriarkal ishte deklaruar edhe Kurti kur fliste për dorën e nënës.
Edhe Rrusta kërkon distancim nga partia se vetëm gratë duhet të përkujdesen për fëmijët e tyre, sepse sipas saj kështu s’mund të ketë emancipim.
“Kjo, dhe shume si kjo, jane rekrutuar qellimisht dhe bujshem ne VV sepse pjesa me e rendesishme e populizmit te Kurtit eshte ajo e politikave identitare.Ajo po na e tregon vendin: grate te shpia po thote Donika Gashi. Nderthurja e fese dhe tradites, ose vizioni erdoganist per gruan. Brenda kuadrit patriarkal ishte deklaruar edhe Kurti ne fushaten 2017, kur fliste per doren e nenes – perkujdesit.Oportunizmi elektoral eshte nder karakteristikat e populizmit. Identifikimi pa angazhim, pra pa marredhenie politike, eshte status quo. Stabilizimi i “vendeve”, ky eshte problemi. Keshtu, s’mund te kete emancipim!Kur nuk ka distancim nga partia, nuk kemi si e lexojme ndryshe pervec se si me siper”, ka shkruar Rrusta./InLajmi/