I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e 22 vjetorin e ka përkujtuar rënien e dëshmorit Ilir Konushevcit, përcjell InLajmi.
Veseli nëpërmjet një postimi në facebook, Iliri vdiq me dinjitet që neve të na mbroj nga jeta pa dinjitet.
Ky është postimi i plotë i Kadri Veselit:
Heroi ynë Ilir Konushevci dha për Kosovën më të shtrenjtën, jetën e tij, që ne ta gëzojmë më të çmuarën, jetën në liri. Ai i dha të gjitha që kishte, që ne të fitojmë të gjitha që nuk i kishim.
Ai vdiq me dinjitet, që neve të na mbroj nga jeta pa dinjitet. Ilir Konushevci ishte strateg, i guximshëm, i ndershëm dhe një nga të parët në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prandaj sot në 22 vjetorin e rënies, kujtojmë Ilirin i cili me flijimin për liri u ngrit në pavdekësi. Lavdi!/InLajmi/