E para e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka uruar për kremtën e ditës së sotshme 9 Majin-Ditën e Evropës, përcjell InLajmi.
Ajo ka ngritur në piedestal vlerat evropiane, duke vlerësuar BE-në si projekt i cili jetësoi zhvillimin ekonomik, krijoi mirëqenie për qytetarin dhe u shndërrua në entitetin që u bë sinonim i paqes dhe i stabilitetit në botë. Ndaj dhe orientimin strategjik të Kosovës e sheh po aty.
Megjithatë, mbajtjen e popullit më pro-evropian, popullin e Kosovës, të izoluar po e sheh në kundërshtim me këto vlera.
Osmani në postimin e saj në Facebook po ashtu tërhoqi vërejtjen se çdo skenar i pranuar për ndryshim kufijsh të vendeve që aspirojnë integrimin në BE është poashtu në kundërshtim me atë që përfaqëson ky i fundit./InLajmi/