Përmes një videoje të transmetuar live në faqen e zyrës së BE-së në Kosovë, është shpallur fituesi i çmimit “Evropiani i Vitit” 2020.
Për këtë çmim pati 4 nominime, që të katërta të ndërlidhura me luftën kundër
COVID-19 në Kosovë: 32 vullnetarët e Qendrës së Studentëve, Klinika Infektive pranë QKUK-së, gazetari dhe aktivisti Darko Dimitrijevi, si dhe mikrobiologu Lul Raka.
Votat virtuale përmes facebook determinuan fituesin, e që me avantazh goxha të madh vendosën për këtë të fundit.