• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 27 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Rashit Qalaj deklarohet rreth zërave për shkarkimin e tij të mundshëm

V E nga V E
8 May 2020
në KRYESORE
0 0
0
Rashit Qalaj deklarohet rreth zërave për shkarkimin e tij të mundshëm
10
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nuk i ka komentuar deklaratat e ditëve të fundit rreth shkarkimit të tij nga kjo pozitë. Për herë të parë pas këtyre zërave, ai ka folur.

Qalaj ka thënë se Policia e Kosovës, është duke punuar me tërë kapacitetet ekzistuese dhe se vlerësimi i punës së tij i përket hierarkisë dhe është i rregulluar me ligj.

“Policia e Kosovës ta kryejmë punën tonë sa më mirë që është e mundur dhe mendoj që ja kemi arritur së bashku me grupin tim menaxhues dhe po ashtu me të gjithë komandantët e stacioneve dhe eprorët e tjerë, gjithmonë duke iu falënderuar policëve dhe policeve të cilët janë angazhuar dhe kanë dhënë një kontribut të madh që ta kemi situatën nën kontroll sa i përket pandemisë. Çështja e vlerësimit të punës së drejtorit të Policisë, është çështje e hierarkisë e rregulluar në bazë të ligjit. Unë nuk dua t’i komentojë ato deklarata mirëpo unë duhet të sigurohem që organizata është duke punuar në mënyrën më të mirë të mundshme me ato kapacitete që i kemi”, tha Qalaj.

I pyetur nëse do ta arrestonte deputetin Behgjet Pacolli nëse do t’i kërkohej nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ai ka thënë se Policia vepron në bazë të ligjit dhe në asnjë mënyrë tjetër.

“Unë jam drejtor i Policisë dhe drejtori i Policisë dhe policia e Kosovës vepron në bazë të ligjit të Policisë. Unë nuk dua një asnjë moment të komentojë deklaratat e spektrit politik, pavarësisht se kush janë dhe nga cila pozitë vijnë. Mirëpo Policia e Kosovës vepron vetëm ne bazë të ligjit dhe në asnjë mënyrë tjetër”, tha Qalaj për Ekonomia Online.

Ai ka thënë se politika nuk është përzier në detyrat e Policisë dhe se ka bashkëpunim shumë të mirë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme e Qeverinë.

“Ne si Polici e Kosovës kemi një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha institucionet e vendit por kësaj radhe ka qenë bashkëpunimi shumë i mirë meqenëse natyra e sëmundjes ka qenë e tillë, sidomos me MSH-në dhe IKShP mirëpo edhe me qendrën spitalore. Jemi të lumtur me një bashkëpunim të shkëlqyeshëm. po ashtu kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe me të gjitha institucionet e tjera Autoriteti i Konkurrencës, Administrata Tatimore, pastaj FSK. Mund të them se kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me MPB-në dhe Qeverinë dhe mund të them se në asnjë moment askush nuk ka tentuar të përzihet në punët e Policisë së Kosovës”, shtoi ai.

Qalaj në këtë intervistë për Ekonomia Online, ka folur për menaxhimin e situatës së pandemisë së Coronavirusit nga Policia.

“Pandemia është ende sfidë. Është krijuar përshtypja që popullata nuk është më e rrezikuar tash. Unë mendoj se nuk është fakt ajo por ne duhet të jemi të kujdesshëm si në ditën e parë kur ka filluar pandemia. Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar me të gjitha kapacitetet që i ka me nivelin e menaxhimit në të gjitha nivelet dje konsideroj që Policia e Kosovës ka arritur shumë mirë ta menaxhojë situatën, gjithmonë duke iu falënderuar popullit të Kosovës të cilët kanë qenë shumë të disiplinuar dhe të cilët në vazhdimësi kanë respektuar vendimet e qeverisë, MSH dhe thirrjet e institucioneve që sa më pak njerëz të jenë të infektuar”, tha Qalaj.

Ai ka thënë se pandemia i ka zënë të papërgatitur në aspektin logjistik.

“Normalisht që sikurse të gjitha institucionet e tjera në vend, rajon por edhe botë kjo situatë fillimisht na ka zënë të papërgatitur në aspektin logjistik. Mirëpo me mbështetjen e MSh me donacione të shumta, Policia e Kosovës tash është mjaft e përgatitur sa i përket aspektit logjistik dhe e kemi një përvojë të re, derisa ky virus të zhduket nga vendi ynë” tha ai.

Qalaj: Kemi pasur 11 policë të infektuar, katër të shëruar dhe 7 të tjerë po trajtohen

Drejtori Qalaj ka treguar se nga Coronavirusi janë prekur 11 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, katër prej të cilëve janë shëruar kurse 7 të tjerë janë në proces të shërimit.

“Ne kemi qenë të angazhuar me kapacitet të plotë duke përjashtuar një numër të kolegëve të cilët lëngojnë nga sëmundjet serioze dhe po ashtu të cilët i kemi liruar nga detyra dhe një numër të kolegëve që kanë pasur sëmundje të lehta. po ashtu kemi liruar nga detyra pjesëtarët tanë të stafit civil. gjatë këtyre kontakteve fatmirësisht kemi pasur një numër mjaft të vogël të kolegëve të infektuar numri i përgjithshëm ka qenë 11, katër janë shëruar dhe shtatë janë në proces të shërimit. Ndërsa kemi pasur një numër të madh të kolegëve tanë të cilët janë detyruar të vetizolohen, që kanë qenë në trajnime jashtë shtetit. Shumica prej tyre për sjkak të kontakteve janë detyruar ta mbrojnë veten, kolegun e familjen të hyjnë në vetizolim”, shtoi ai.

Gjatë pandemisë janë ndaluar 2 187 persona për moszbatim të masave

Ai ka folur edhe për shkelësit e vendimit për kufizimin e lëvizjes. Sipas tij gjatë kësaj kohe për moszbatim të rregullave janë ndaluar 2 mijë e 187 persona.

“Realisht në masë të madhe masat nga MSh dhe kufizimi i lëvizjes janë respektuar nga popullata e Kosovës. Unë i falënderoj edhe një herë meqë na kanë ndihmuar institucionet. Besoj që më së shumti i kanë ndihmuar vetes dhe familjes së tyre. Jemi shumë me fat që përkundër angazhimit të madh të institucioneve të të gjitha niveleve jemi me fat që numri i të infektuarve është i kontrolluar edhe pse nuk do të donim ta kishim asnjë të infektuar por duke e pasur parasysh ekonominë e vendit, të shëndetësisë edhe nivelin e sigurisë situatën e kemi pasur në kontroll. Mirëpo fatkeqësisht kemi pasur raste kur nuk i kanë respektuar këto masa. Kemi pasur raste që t’i hasim gjatë natës duke luajtur bixhoz ose duke pirë pije të ndryshme dhe e dimë që lokalet e hotelerisë kanë qenë të ndaluar. Ne jemi detyruar që të marrim masa dhe mund të them që numri i rasteve në nivel vendi ka qenë 1 282 raste, prej tyre kanë qenë të përfshirë 2 187 persona”, tha ai.

Prej tyre sipas drejtorit, të ndaluar për 48 orë kanë qenë 198, ndërsa 1 989 kanë shkuar në procedurë të rregullt.

“Ne kemi bashkëpunuar shumë mirë sidomos me inspektorët sanitarë meqenëse ata janë të obliguar në bazë të ligjit mbi parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse që të merren me raste ndëshkimore. mirëpo në raste të tilla kur kemi hasur qytetarë të cilët kanë qenë në lokale të ndryshme dhe ato lokale me urdhër të MSh-së kanë qenë të ndaluara që punojnë ne është dashur t’i shoqërojmë në stacione policore dhe gjithmonë jemi thirrur në Ligjin mbi Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse dhe prapë po e përsërisë kanë qenë disa individë ndërsa në tërësi popullata i ka respektuar mirë”, tha Qalaj.

Tags: Policia e KosovësRashit QalajShkarkime
Postimi i mëparshëm

Vuçiq, unë nuk mundem ta pranojë Kosovën shtet të pavarur

Postimi tjetër

COVID-19 e la pa pasoja por të inspiruar këngatërin Muhamet Sejdiu

Të ngjajshme Postime

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia
KRYESORE

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Abdixhiku: Mosbashkëpunimi sot me VV-në, një nga vendimet më kombëtare të LDK-së
KRYESORE

Abdixhiku: Mosbashkëpunimi sot me VV-në, një nga vendimet më kombëtare të LDK-së

26 July 2025
Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada
KRYESORE

Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada

25 July 2025
Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00
KRYESORE

Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00

25 July 2025
Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat
KRYESORE

Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat

25 July 2025
Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet
KRYESORE

Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet

25 July 2025
Postimi tjetër
COVID-19 e la pa pasoja por të inspiruar këngatërin Muhamet Sejdiu

COVID-19 e la pa pasoja por të inspiruar këngatërin Muhamet Sejdiu

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu