Dita e premte do të karakterizohet me mot kryesisht me diell.
Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike: Indeksi UV mbetet në vlera të larta, lagështia relative e ajrit do të zbresë nën vlerat e normales, prandaj këshillohet që në orët e mesditës të mos jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit, sidomos për persona me sëmundje kronike. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.