Në media është raportuar për një përçarje ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit dhe nënkryetarit Glauk Konjufca, gjë që është mohuar ende nga asnjëri, përcjell InLajmi.
Reagime nuk ka pasur as nga anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes përgjatë një jave sa po qarkullon ky lajm i cili u riaaktualizua sërish sot.
I veti që ka reaguar është deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i cili ka postuar një fotografi me Kurtin e Konjufcën me mbishkrimin: “Veç po lodheni duke spekuluar”.
Kujtojmë se dyshimi për një përçarje ndërmjet Kurtit dhe Konjufcës ka nisur para rreth dy javësh, kur ky i fundit reagoi ashpër ndaj deklaratave të këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit, duke thënë se “ai nuk do të kishte vend në kabinetin tim”./InLajmi/