Një grua 68-vjeçare nigeriane dhe bashkëshorti i saj 70-vjeçar janë padyshim njerëzit më të lumtur në botë sepse pas 48 vitesh përpjekje për të ngelur shtatzënë, gruaja 68-vjeçare sjell në jetë binjakët, përcjell InLajmi.
Gruaja ka sjellë në jetë binjakë pas 48 vitesh përpjekje për të ngelur shtatzënë.
Margarett Adenuga solli në jetë dy fëmijët, një djalë dhe një vajzë, me prerje cezariane në një spital në Lagos .
Raportohet se nëna dhe foshnjet janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Bashkëshorti Noe zbuloi se gruaja e tij mbeti shtatzënë vitin e kaluar përmes fertilizimit in vitro.
Në një intervistë për BBC tha se mjekët e paralajmëruan se shtatzënia mund të ishte rrezik për gruan e tij. Por çifti insistuan që foshnjet të vinin në jetë./InLajmi/