Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike pranon donacion nga Projekti për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, përcjell InLajmi.
U.d. i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z.Xhelal Sveçla është takuar sot me përfaqësuesen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), znj. Maria Suoko dhe pjesëtarët e delegacionit të saj.
Takimi i sotëm kishte për qëllim pranim dorëzimin e 15 kompjuterëve (laptop), si formë e mbështetjes teknike e UNDP-së ndaj Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve./InLajmi/