Norwich, Aston Villa dhe Bournemouth, janë nën kërcënim me klubet e etura për t’u rikthyer në veprim, që i paralajmërojnë se do të ketë mbështetje unanime për rënie nga liga nëse pengohet plani për rifillimin e futbollit.
Skuadrat e fundit në Premierligë janë duke kundërshtuar planin për t’i zhvilluar ndeshjet në stadiumet neutrale, duke qenë të bindura se me ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, ato do të kenë më tepër mundësi për të provuar mbetjen në elitën e futbollit anglez.
Zhvillimi i ndeshjeve në stadiumet e skuadrave të Premierligës, po shihet si një rrezik i madh, me tifozët që do të mblidheshin rreth tyre në ditët e ndeshjes.
Andaj, Norwich, Aston Villa dhe Bournemouth, janë paralajmëruar se mundësitë e tyre më të mëdha për të mbetur në Premierligë janë të kërkojnë atë përmes ndeshjeve në stadiumet neutrale, në të kundërtën, në rast përfundimi të sezonit para kohe, do të votohet për rënien e tyre në Championship