Presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Nihat Ozdemir, ka njoftuar se Super Liga turke do të rifillojë nga 12 qershori, me të gjitha aktivitetet e futbollit në vend që janë pezulluar më 18 mars për shkak të pandemisë koronavirus, përcjell InLajmi.
Turqia ishte një nga vendet e fundit evropiane që e ndaloi veprimtarinë sportive, me shumicën dërrmuese të organeve qeverisëse që tashmë kishin ndalur garat e tyre përkatëse në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Përpos Turqisë edhe disa skuadra të tjera janë duke u rikthyer në stërvitje./InLajmi/