Gjatë muajit prill në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë hospitalizuar 619 pacientë, ku prej tyre 46 në Kirurgji, 28 në Ortopedi, 8 në Urologji, 216 në Gjinekologji, 127 në Neonatologji, 13 në Pediatri, 59 në Interno, 24 në Infektiv, 19 në Neurologji, 4 në Psikiatri, 25 në Pulmologji, 14 në Kujdes Intenziv dhe 36 në Njësinë Koronare.
Po ashtu, në raportin për muajin prill të këtij institucioni shëndetësor thuhet se janë kryer 81 operacione, ku 17 kanë qenë Kirurgjike, 18 operacione Ortopedike dhe 46 operacione Gjinekologjike.
Gjatë prillit kanë lindur 135 foshnje, prej tyre 64 djem e 71 vajza ku lindje me prerje cezariane kanë qenë 40.
Sa i përket shërbimeve ambulantore thuhet se vizita mjekësore kanë qenë 3231, 421 shërbime në Ro-Kabinet dhe 65 CT-ja, ndërsa numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 826.