Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij, Luanin, në përvjetorin e 23-të të vdekjes së tij.
Haradinaj përmes një postimi në facebook, tha se vëllai i tij, Luani, ra pikërisht në ditëlindjen e Skënderbeut. Poashtu, sot është ditëlindja e nanës Rukë.
“Heronjtë i këndojnë Heroit.
Mujë Krasniqi e Beqir Gashi, këndojnë këngë për Luanin.
Luani u përjetësua me 6 maj 1997. Ra, pikërisht në ditëlindjen e Skënderbeut. Poashtu, sot është ditëlindja e nanës Rukë. Nanë, urime e të paçim edhe gjatë!” , ka shkruar Haradinaj.