Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj- Halimaj ka kërkuar në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, që në funksion të transparencës së plotë për mënyrën e menaxhimit të Qendrës për Karantinim të personave që janë kthyer nga jashtë në Kosovë pas mbylljes së kufinjëve, Komisioni të fillojë një hetim të gjithmbarshëm mbi raportimet e medieve të ndryshme për trajtim jo të barabartë të personave që janë vendosur në Qendrën e Karantinimit.
Sipas saj, sapo komisionit t’i ofrohen të gjitha dhënat e domosdoshme, do të hidhet dritë mbi të vërtetën e plotë lidhur me raportimet e medieve për trajtim jo të barabartë dhe jo drejtë të personave të kthyer në Kosovë pas mbylljes së kufijve.
Postimi i plotë i deputetes:Sot, në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, kërkova që në funksion të transparencës së plotë për mënyrën e menaxhimit të Qendrës për Karantinim të personave që janë kthyer nga jashtë në Kosovë pas mbylljes së kufinjëve, Komisioni të fillojë një hetim të gjthëmbarshëm mbi raportimet e medieve të ndryshme për trajtim jo të barabartë të personave që janë vendosur në Qendrën e Karantinimit!
Në mënyrë që Komisioni të mund të kryej detyrën e tij me sukses qeveria duhet t’i vë në dispozicion të komisionit informatat e nevojshme si në vijim:1.
Sa persona janë kthyer në Kosovë përmes rrugëve tokësore dhe sa përmes aeroportit Adem Jashari në Prishtinë që nga momenti i mbylljes së kufinjëve pas shpalljes së pamdemisë?
- Sa nga ata që janë kthyer në Kosovë gjatë kësaj periudhe janë vendosur në Qendrën e Studentëve nga momenti kur ajo është shndërruar në qendër të Karantinimit për personat e kthyer?
- Sa persona janë vendosur dhe sa prej tyre nuk janë vendosur në katantinë por janë lejuar të shkojnë në shtëpitë e tyre!4. Mbi bazë të cilave kritere është vendosur se kush është i detyruar të qëndrojë në karantinë dhe kush nuk është i deryruar, si dhe sa jane zbatuar këto rekomandime!/InLajmi/