Vlora Haxhimehmedi dhe Besnik Bislimi sot i bëjnë dy vjet nga marrja e detyrave të reja në Lëvizjen Vetëvendosje, e para si sekretare organizative ndërsa i dyti si nënkryetar.
Kryetari i kësaj partie Albin Kurti ka thënë se brenda këtyre dy vjetësh me në krye Vlora Haxhimehmedin dhe Besnik Bislimin, Lëvizja Vetëvendosje shënoi rritje si parti dhe fitoi zgjedhjet më 6 tetor.
“Ata i forcuan strukturat tona dhe e zgjeruan rrjetin e aktivistëve. Shtatë muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, jemi dyfishuar për nga mbështetja popullore. Përgëzime dhe ju falemnderit të gjithëve, ama sot, posaçërisht Vlorës dhe Besnikut”, ka shkruar Kurti në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B_2nokflmLS/?utm_source=ig_web_copy_link