Ka përfunduar takimi i sotëm në mes të zyrtarëve të LDK-së, AAK-së dhe Nismës, në të cilin është diskutuar por programin qeverisës, raporton InLajmi.
Sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kanë diskutuar për programin e ardhshëm qeverisës. Ai ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Tahiri ka thënë se asnjë subjekt politik nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën e Gjykatës Kushtetuese.
“Diskutuam për planifikime programore. I sqaruam drejtimet. Do ta vazhdojmë komunikimin. Nuk ka dicka të jashëtzakonshme, ishte takim pune”, tha Tahiri.
Ai ka thënë se askush nuk duhet të ndërhyjë në punën e Gjykatës Kushtetuese.
“Lënda është në GJK kushdo prej akterëve që komunikoan, mundohet të interferon e ka gabim dhe bie ndesh me rregullin kushtetues”, tha Tahiri.
Kurse Endrit Shala i Nisma Socialdemokrate pas këtij takimi e konfirmoi se me përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së janë takuar për harmonizimin e programit qeverisës.
“U takuam me qëllim që të bëjmë një program sa më të mirë qeverisës”, tha Shala.